AKU bllokon 54 ton mish pule nga Brazili në Portin e Durrësit, ngarkesa do të kthehet në origjinë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar në Portin e Durrësit dy ngarkesa me 54 ton mish pule të importuar nga Brazili.

Sipas AKU-së, gjatë kontrolleve është konstatuar se dokumentacioni shoqërues i ngarkesave nuk përputhej me të dhënat e regjistruara në sistem.

Ngarkesat i përkasin kompanisë ZICO sh.a. dhe, pas konstatimit të mospërputhjeve, është vendosur kthimi i tyre në vendin e origjinës.