Është caktuar data për zhvillimin e seancës së parë paraprake në çështjen ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe të pandehurve të tjerë.
Sipas njoftimit të Gjykatës së Posaçme, seanca do të mbahet më 11 dhjetor 2026, në orën 10:00, ku pritet të nisë shqyrtimi paraprak i dosjes së dorëzuar nga Prokuroria e Posaçme.
SPAK ka paraqitur më 16 nëntor 2026 në GJKKO kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale me numër 136 të vitit 2025.
Në këtë dosje janë të pandehur Belinda Balluku, Viola Haxhiademi, Evis Berberi, Ergys Verdho, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Genti Raça, Miranda Shkurti, Jetmira Dervishi, Mirzeta Kashnica, Jonida Çeçe, Klarita Konomi, Arbër Troka, Adja Strazimiri, Anila Sulollari, Adrian Kroi, Gëzim Noni, Nikollaq Mihali, Eduart Agalliu, Arlinda Gordani, Denis Xhoxhi, Dhurata Lazaj, Joana Bushi, Igli Tare, Pandeli Carapuli dhe Arbër Abazi.
Pjesë e çështjes janë gjithashtu personat juridikë “Alko Impex General Construction” dhe “Eurocol” sh.p.k.
Seanca e 11 dhjetorit do të jetë faza e parë e shqyrtimit gjyqësor, ku gjykata do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për kalimin e çështjes për gjykim.










