Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga takimi me një grup studentësh, me të cilët ka diskutuar mbi protestat dhe mënyrat e shprehjes së pakënaqësive.
Në mesazhin e tij, Rama shkruan se studentët besojnë te protesta, por jo te përdorimi i gurëve, duke iu referuar debatit mbi formën e reagimit ndaj pakënaqësive.
Kreu i qeverisë bën të ditur se me studentët ka rënë dakord që diskutimi i zhvilluar gjatë takimit të mos bëhet publik për momentin, ndërsa ka vendosur të ndajë vetëm pamjet filmike nga ky takim.
Rama ka falënderuar gjithashtu Sara Bodon për punën në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, duke e vlerësuar institucionin si një hapësirë që ka afruar të rinj e të reja, pavarësisht bindjeve të tyre politike.










