Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Bardhoc, në segmentin e Rrugës së Kombit, në drejtim të pikës kufitare të Morinit.
Gurët kanë rënë në trupin e rrugës, duke sjellë bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për disa minuta.
Fatmirësisht, në momentin e rrëshqitjes nuk ka pasur automjete duke kaluar në këtë segment, duke shmangur kështu një aksident të mundshëm.
Pas ndërhyrjes së firmës mirëmbajtëse me mjete të rënda, masivi shkëmbor u largua nga rruga dhe qarkullimi u normalizua brenda rreth një ore.










