Veliaj kerkon nderhyrje kirurgjikale urgjente, avokati i dërgon shkresa Burgjeve dhe Shëndetësisë

Avokati i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, u ka dërguar dy shkresa Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ku kërkon vënien në dispozicion të dokumentacionit të plotë mjekësor të klientit të tij.

Në shkresat drejtuar institucioneve, Ndreca ngre shqetësimin për vonesat në marrjen e rezultateve të ekzaminimeve të kryera më 7 nëntor në IEVP Fier. Sipas tij, ekzaminimet kanë evidentuar nevojën për një ndërhyrje urgjente kirurgjikale.