Kryebashkiaku Veliaj reagon perseri nga burgu i FIERIT

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, ku thekson vijimin e punëve dhe projekteve në kryeqytet.

Veliaj bën me dije se gjatë javës që lamë pas janë dhënë 1800 kredi të buta për familjet e Tiranës, ndërsa kanë vijuar punimet për ndërtimin e shkollës së re në zonën e Astirit, e cila pritet të jetë gati për vitin e ardhshëm shkollor.

Ai përmend gjithashtu projektin e parkingut të ri pranë Pazarit të Ri, si dhe punë të tjera në qytet.

“Puna nuk ndalet në Tiranë dhe java që sapo mbyllëm na tregoi se aty ku ka vullnet, ka edhe zgjidhje”, shkruan Veliaj, duke e mbyllur mesazhin me sloganin: “Tirana në punë!”