Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Libofshë, në fshatin Agim.
Një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet, duke lënë të plagosur drejtuesin e këtij të fundit, i cili ka pësuar dëmtime.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.










