Një 81-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, pasi është përplasur nga një automjet në lagjen nr. 14 në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:12, ndërsa automjeti drejtohej nga një 26-vjeçare me inicialet K. Gj. Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori, shtetasi B. Z., 81 vjeç, ka ndërruar jetë.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit.










