Alket Osmani nje nga 7 kandidatet për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Fier ka njoftuar tërheqjen nga gara për zgjedhjet e 7 nëntorit 2026, duke shprehur mbështetjen për kandidaten Enkelejda Veliu.
Në një reagim publik, ai e ka argumentuar vendimin me problematikat e konstatuara në listat e anëtarësisë dhe të votuesve, si dhe me pretendimet për manipulime gjatë procesit, të cilat, sipas tij, kanë cenuar besimin te mundësia e zhvillimit të një gare të barabartë dhe transparente.
Ai thekson se tërheqja nuk përbën largim nga angazhimi politik, por një vendim në emër të parimeve dhe interesit të Partisë Demokratike. Në fund, ai falënderon bashkëpunëtorët dhe u uron suksese demokratëve që mbështesin kandidaten Enkelejda Veliu.










