Shtyhet seanca ndaj Adriatik Llallës, procesi vijon më 16 nëntor

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Seanca e radhës është caktuar më 16 nëntor.

Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e prokurores së posaçme, e cila ka kërkuar kohë për t’u njohur me parashtrimet e paraqitura nga mbrojtja e ish-kryeprokurorit.

Procesi pritet të vijojë më 16 nëntor me shqyrtimin e çështjes.