Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, plagoset 74-vjeçari

Një 74-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër.

Sipas informacionit paraprak të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, ku një automjet i drejtuar nga një 58-vjeçar ka përplasur këmbësorin, banues në fshatin Levan.

I plagosuri është transportuar në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Nga testi i alkoolit, ai ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.