Apeli i GJKKO-së lë në fuqi “arrestin në shtëpi” për Vlora Hysenin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Kështu, kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë nuk është pranuar nga gjykata, ndërsa Hyseni do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie.