Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë këtë të mërkurë, 4 nëntor 2026, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 216 lekë për litër, ndërsa benzina me 172 lekë për litër.

Për shitjen me shumicë, çmimi maksimal i gazoilit është përcaktuar në 204 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës në 160 lekë për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të qëndrojnë të pandryshuara deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen në varësi të zhvillimeve në tregun e hidrokarbureve.

Bordi u ka rikujtuar operatorëve të tregtimit të karburanteve detyrimin për të zbatuar çmimet e përcaktuara, duke paralajmëruar se në rast konstatimi të shkeljeve do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Vendimi është marrë në kuadër të masave për përballimin e situatës në tregun e hidrokarbureve dhe mbrojtjen e konsumatorëve.