Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës në 210 lekë për litër, benzina zbret në 169 lekë

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi këtë të enjte, 5 nëntor, nga ora 13:45.

Sipas vendimit, nafta do të shitet me pakicë me një çmim maksimal prej 210 lekësh për litër, ndërsa në tregtimin me shumicë me 198 lekë për litër.

Edhe benzina pëson ndryshim, duke u përcaktuar në 169 lekë për litër në pakicë dhe 157 lekë për litër në shumicë.

Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të shqyrtohen lëvizjet e mundshme në treg.

Bordi u ka rikujtuar operatorëve se zbatimi i këtyre çmimeve është i detyrueshëm dhe shkeljet mund të çojnë deri në pezullimin e aktivitetit.