Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri.
Vendimi vjen pas konsultimeve të zhvilluara këtë të premte në Presidencë me përfaqësuesit e forcave politike parlamentare, në kuadër të përcaktimit të datës së zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Gjatë konsultimeve, përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate propozuan 9 majin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa Partia Socialiste konfirmoi pjesëmarrjen në proces. Pjesa më e madhe e partive opozitare refuzuan ftesën e Presidentit.
Zgjedhjet vendore të vitit 2027 do të zhvillohen në kuadër të ndarjes së re administrativo-territoriale, me 46 bashki në të gjithë ven










