Ka përfunduar pas rreth një orë e 30 minutash takimi i kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, i zhvilluar në Kryeministri.
Në fokus të diskutimeve kanë qenë projektbuxheti i vitit 2027 dhe paketa fiskale. Sipas informacioneve të raportuara nga gazetari Ergys Gjençaj, kryeministri u ka kërkuar ministrave dhe drejtuesve politikë të zhvillojnë takime në bazë, me qëllim shpjegimin e masave dhe parashikimeve që përmbajnë dy dokumentet financiare.
Rama ka udhëzuar përfaqësuesit e qeverisë dhe të Partisë Socialiste që të komunikojnë me strukturat partiake dhe qytetarët në qarqe, duke prezantuar detajet e projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin e ardhshëm.
Mbledhja zhvillohet në një moment kur Tirana vijon të jetë e përfshirë nga protestat studentore, të cilat kanë hyrë sot në ditën e 18-të.










