Transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit raportohet se ka shkaktuar debate brenda Partisë Socialiste.
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, deputeti Bledi Çuçi, i cili drejton Komisionin për Sigurinë Kombëtare, mësohet t’i ketë kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, lidhur me dokumentacionin për transferimin e Veliajt.
“Ku e ke letrën e transferimit?”, mësohet të jetë shprehur Çuçi gjatë mbledhjes, duke ngritur pikëpyetje mbi dokumentacionin që shoqëron këtë procedurë.
Sipas raportimeve, diskutimi është zhvilluar në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, ndërsa në qendër të debatit ka qenë procedura e ndjekur për transferimin e kryebashkiakut të Tiranës në burgun e Fierit.










