Biznesmeni Ergys Agasi është transferuar këtë të mërkurë në burgun e Fierit, pasi deri më tani qëndronte në paraburgimin e Bradasheshit.
Një furgon i Policisë ka mbërritur në ambientet e burgut të Fierit, ku është kryer shoqërimi dhe dorëzimi i Agasit, në përputhje me procedurat dhe protokollin përkatës.
Biznesmeni është i përfshirë në çështjen e njohur si skandali i AKSHI-t, për të cilën po zhvillohen hetime nga organet e drejtësisë.
Transferimi i Agasit në burgun e Fierit vjen një ditë pas mbërritjes në të njëjtin institucion të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u transferua nga burgu i Durrësit.
Kështu, brenda dy ditësh, në burgun e Fierit janë transferuar dy emra të njohur, Erion Veliaj dhe biznesmeni Ergys Agasi.










