Shqiponja Veliaj nëna e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka vizituar këtë të mërkurë të birin në burgun e Fierit, ku ai u transferua nga burgu i Durrësit.
Vizita vjen një ditë pas transferimit të Veliajt drejt institucionit të vuajtjes së dënimit në Fier. Lëvizja e tij u shoqërua me kundërshtime nga vetë kryebashkiaku dhe avokati i tij, të cilët kërkuan që transferimi të mos kryhej.
Ndërkohë, pas mbërritjes në burgun e Fierit, Veliaj vijon të qëndrojë në këtë institucion, ndërsa vizita e nënës së tij është një nga takimet familjare pas transferimit.










