Një 32-vjeçar nga Fieri, Muhamet Caushaj, rezulton i zhdukur prej 3 ditësh. Ai është parë për herë të fundit në Cakran, duke lëvizur me motor dhe i veshur me një bluzë të kuqe.
Sipas familjarëve, rasti është denoncuar në Policinë e Ballshit, ndërsa bëhet apel për ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.
Të afërmit bëjnë me dije se 32-vjeçari ka pasur edhe më parë një rast të ngjashëm largimi nga banesa dhe vuan nga stresi dhe depresioni.
Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Muhamet Caushajt, lutet të kontaktojë familjarët në numrin +355 69 467 6926.
Familjarët kërkojnë që njoftimi të shpërndahet sa më shumë, me shpresën për ta gjetur sa më shpejt.










