Rama kërkon dorëheqjet e drejtuesve të institucioneve në varësi, pritet njoftimi zyrtar
Kryeministri Edi Rama raportohet se u ka kërkuar ministrave të nisin procesin e largimit të drejtuesve të institucioneve në varësi, në një kohë kur qeveria po përballet me protestat në Tiranë.
Sipas burimeve, Rama i ka kontaktuar ministrat nga Budva, duke u kërkuar të mbledhin drejtuesit e institucioneve që kanë në varësi dhe t’u kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme.
Vendimi pritet të bëhet publik në ditët në vijim, ndërsa mbetet e paqartë nëse kjo lëvizje synon të qetësojë pakënaqësinë e protestuesve apo lidhet me një strategji më të gjerë politike, përfshirë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.
Në daljet e fundit publike, Rama ka kritikuar administratën dhe ka paralajmëruar masa ndaj drejtuesve që nuk respektojnë afatet për t’u kthyer përgjigje qytetarëve dhe për të zgjidhur problematikat e tyre.
“Çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston”, deklaroi kryeministri një javë më parë.










