Mesazhe që pretendohet se u janë dërguar qytetarëve pas pjesëmarrjes në protestën e sotme kanë shkaktuar shqetësim, ndërsa një grup mësuesish denoncon presion dhe frikësim.
Në mesazhin e publikuar thuhet: “Mirëmbrëma! Je i fotografuar si pjesëmarrës sot në protestë. Do kontaktoheni nesër dhe do t’ju bëhet me dije akuza për të cilën do mbani përgjegjësi”.
Në denoncimin e tyre, mësuesit shprehen të frikësuar nga këto mesazhe, duke theksuar se kanë dalë në mbështetje të të rinjve dhe fëmijëve të tyre.
Ata kërkojnë që rasti të bëhet publik, ndërsa shprehin shqetësimin për pasojat që mund të kenë për shkak të pjesëmarrjes në protestë.
Deri më tani, nuk është verifikuar autorësia e mesazheve dhe as nëse ato janë dërguar nga ndonjë institucion shtetëror.










