Pas qëndrimit për rreth 1 orë e 30 minuta para Ministrisë së Arsimit, studentët dhe protestuesit kanë rinisur marshimin në kryeqytet.
Sipas raportimeve, ata pritet të drejtohen sërish drejt Kryeministrisë, ku mëngjesin e sotëm refuzuan ftesën për dialog të kryeministrit Edi Rama.










