Këshilli i Ministrave ka ndryshuar skemën e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të miratuar më 19 tetor 2026, në kuadër të angazhimit të tyre gjatë protestave në Tiranë.
Me vendimin e ri, numri i punonjësve përfitues rritet nga 2,750 në 2,821, pra me 71 punonjës më shumë.
Ndryshimet prekin edhe fondin financiar të shpërblimeve, i cili rritet nga 740 milionë lekë në 759,187,520 lekë, me një shtesë prej 19,107,520 lekësh.










