Universiteti i Vlorës vijon mësimin normalisht, pa protestë dhe bojkot

Ndryshe nga disa institucione të tjera arsimore, në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë procesi mësimor vijon normalisht këtë të mërkurë.

Sipas burimeve, studentët po zhvillojnë mësimin sipas programit të parashikuar, ndërsa deri më tani nuk raportohet për protestë apo bojkot të auditorëve.

Gjithashtu, nuk ka raportime për mobilizim të studentëve të këtij universiteti për t’iu bashkuar protestës në Tiranë. Aktiviteti akademik vijon pa ndërprerje.