Vr*sje me a*më zjarri në Gjilan, humb jetën 29-vjeçari, dyshohet se autori është babai i tij

Një 29-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në fshatin Pogragjë të Gjilanit, në Kosovë. I dyshuari për ngjarjen është larguar nga vendi i krimit dhe po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, bëri të ditur se informacioni për të shtënat me armë zjarri është marrë rreth orës 19:30. Viktima, i lindur në vitin 1997, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ku vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Sipas informacioneve paraprake të mediave lokale, dyshohet se autori i vrasjes mund të jetë babai i viktimës. Ky pretendim nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.

Osmani deklaroi se i dyshuari është shtetas kosovar dhe i njohur për autoritetet. Policia, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë hetimore, po vijon veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vrasja në Pogragjë ndodh vetëm një ditë pas një tjetër ngjarjeje të rëndë në rajonin e Gjilanit. Më 10 tetor, në Livoq të Ulët, dy persona u vranë dhe një tjetër mbeti i plagosur. Sipas raportimeve, i plagosuri vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.