Një zjarr masiv ka rënë këtë pasdite në zonën e Peshtanit të Fierit, duke përfshirë një masiv pyjor me pisha.
Flakët vijojnë të jenë aktive në zonën e pyllëzuar, ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të ndërhyrë dhe për të bërë të mundur izolimin e zjarrit.
Ende nuk dihet sipërfaqja e përfshirë nga flakët, ndërsa nuk janë përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.
Situata vijon të jetë në zhvillim, ndërsa pritet ndërhyrja e ekipeve në terren për vlerësimin e situatës dhe shuarjen e flakëve.










