Nxënësja nga Fieri renditet e dyta në Finalen e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe Kosovë–Shqipëri


Nxënësja Agnes Canaj nga Fieri është shpallur fituese e vendit të dytë në Fazën Finale të “Olimpiadës së Gjuhës Shqipe Kosovë – Shqipëri”, aktivitet i zhvilluar në Prishtinë.

Arritja e saj është vlerësuar si një sukses i rëndësishëm në një kompeticion mbarëkombëtar që mbledh nxënës të talentuar nga Shqipëria dhe Kosova në fushën e gjuhës shqipe.

Përfaqësimi dinjitoz i Fierit në këtë olimpiadë është pritur me urime dhe vlerësime, ndërsa suksesi i Agnes Canajt konsiderohet një rezultat i punës, përkushtimit dhe talentit në arsim.