Një tjetër operacion kontrolli është zhvilluar në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin, në kuadër të masave të shtuara kundër sendeve të ndaluara brenda burgjeve.
Sipas burimeve zyrtare, kontrolli u ushtrua nga Policia e burgut pas informacioneve operative për sende të paligjshme në godinën B, sektori nr. 2, dhoma 11. Gjatë verifikimeve, i dënuari me iniciale Indrit Shaqja u kap me një telefon celular funksional, i cili ndodhej i ndezur dhe në karikim.
Në ambientet e qelisë u gjet gjithashtu edhe një pajisje USB, ndërsa të dyja sendet u sekuestruan si prova materiale.
Pas zbulimit të rastit, administrata e burgut njoftoi SHKBB-në, e cila ka nisur veprimet procedurale për të verifikuar mënyrën se si sendet e ndaluara janë futur në institucion.
Sipas burimeve nga sistemi penitenciar, kontrollet e befasishme janë shtuar javët e fundit në funksion të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të aktiviteteve të paligjshme në burgje.










