Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për mediat se opozita nuk do të heqë dorë nga protestat, duke paralajmëruar mobilizim të ri në fillim të muajit qershor.
Berisha u shpreh se fillimisht fokusi i opozitës do të jetë te referendumi për votëbesimin e kryetarit të partisë dhe zhvillimi i Kuvendit Kombëtar, procese që sipas tij kërkojnë angazhim maksimal organizativ.
“Në mënyrë më të fuqishme do të vijohen protestat. Por kemi referendumin për votëbesimin e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar. Këto janë procese që kërkojnë punë. Ndaj në ditët e para të qershorit do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka njohur Shqipëria”, deklaroi Berisha.
Kreu demokrat nuk dha detaje të mëtejshme mbi format e protestës apo datën konkrete të mobilizimit të paralajmëruar.










