Forca të shumta policie kanë rrethuar një automjet në lagjen 18 të qytetit të Korçës, pas dyshimeve për praninë e një objekti të dyshimtë që paraprakisht dyshohet se mund të jetë lëndë shpërthyese.
Alarmi është ngritur pas një telefonate të bërë për një objekt të dyshimtë në rrugën “Petraq Shomo”. Menjëherë pas sinjalizimit, policia ka izoluar zonën dhe ka nisur procedurat për kontrollin e mjetit nga ekspertët përkatës.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore, ndërsa deri tani nuk ka ende një njoftim zyrtar mbi natyrën e objektit të dyshuar.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave pranë zonës, për të ndihmuar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.










