Grabitet nje argjendari ne Tirane

Një grabitje është regjistruar në Tiranë, ku persona të maskuar me skafandra dhe të armatosur kanë hyrë në një argjendari, duke marrë sende me vlerë dhe më pas janë larguar me motor.

Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë mbushur një çantë me bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, ndërsa gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash. Pas grabitjes, ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia ka mbërritur në zonë dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po verifikohen edhe kamerat e sigurisë së biznesit dhe zonës përreth.