Makina del nga rruga , përfundon në përrua

Një automjet ka dalë nga rruga në Elbasan dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Fatmirësisht, personat që ndodheshin në mjet kanë arritur të shpëtojnë pa pasoja të rënda për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale, ndërsa po hetohen edhe shkaqet që çuan në aksident.