Shqipëria bëhet pjesë e qendrës kibernetike të NATO-s në Estoni

Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence (CCDCOE), qendra e ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike me seli në Tallinn të Estonisë.

Anëtarësimi u zyrtarizua gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit në selinë e qendrës, ku Shqipëria iu bashkua rrjetit së bashku me Finlandën dhe Suedinë, duke e çuar në 39 numrin e vendeve anëtare dhe partnere.

Ky hap konsiderohet i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të vendit në sigurinë kibernetike dhe bashkëpunimin me aleatët e NATO-s përballë kërcënimeve në hapësirën digjitale.

Përmes këtij anëtarësimi, Shqipëria do të ketë akses në trajnime, kërkime strategjike, stërvitje ndërkombëtare dhe shkëmbim ekspertize me vendet partnere të aleancës.

CCDCOE, e themeluar në vitin 2008 dhe e akredituar nga NATO, konsiderohet një nga qendrat më të rëndësishme në botë për mbrojtjen kibernetike dhe organizon edhe stërvitjen ndërkombëtare “Locked Shields”, më e madhja në këtë