Humb kontrollin e mjetit dhe përfundon jashtë rruge, lëndohen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Për pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.