Prokuroria e Sarandës ka urdhëruar sekuestrimin e hotelit 6-katësh “Oasis”, pronë e biznesmenit Alqi Papa. Vendimi është ekzekutuar nga autoritetet kompetente gjatë ditës së sotme.
Sipas burimeve, objekti dyshohet se lidhet me një procedurë pasurore në kuadër të hetimeve që po vijojnë nga organet e drejtësisë.
Alqi Papa është vëllai i Edmond Papës, biznesmenit që u ekzekutua në zonën e Selitës në Tiranë në vitin 2022.
Deri tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi hetimin apo arsyet konkrete që çuan në sekuestrimin e hotelit.










