Një aksident rrugor është regjistruar sot rreth orës 11:10 në aksin Panaja–Novosel, në vendin e quajtur “Shamogjin”, në Vlorë.
Sipas informacionit paraprak, automjeti me targa AA668LB, që drejtohej nga shtetasi A.H., 34 vjeç, ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është përplasur me murin anësor të një banese.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.










