Tentativa për t’ju marrë para, Raiffeisen Bank paralajmëron klientët

Raiffeisen Bank ka ngritur alarmin për qarkullimin e mesazheve mashtruese që synojnë marrjen e të dhënave personale dhe bankare të klientëve për të kryer veprime të paautorizuara në llogaritë e tyre.

Sipas njoftimit të bankës, mesazhet mashtruese përmbajnë zakonisht:

  • Lidhje të dyshimta që kërkojnë të klikoni për të “konfirmuar” ose “verifikuar” të dhënat;
  • Kërcënime për mbylljen e llogarisë;
  • Premtime për shpërblime apo dhurata të rreme.

Raiffeisen Bank u bën thirrje klientëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos ndërmarrin asnjë veprim që mund të komprometojë sigurinë e tyre.

Banka këshillon:

  • Të mos klikoni në asnjë link të dyshimtë dhe të shkruani gjithmonë manualisht adresën zyrtare të bankës;
  • Të mos ndani të dhëna personale;
  • Të mos ndani kode njëpërdorimëshe;
  • Të mos jepni informacion mbi kartat bankare.

Në rast se keni kryer ndonjë veprim të tillë, kontaktoni menjëherë në numrin 042 381 381.

Raiffeisen Bank thekson se mbetet e angazhuar për garantimin e sigurisë dhe besueshmërisë së përvojës bankare për çdo klient.