Arrestohet 40-vjeçari pas incidentit në Kryeministri, përplasi makinën te shkallët dhe goditi derën e godinës

Një 40-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë, pasi një ditë më parë përplasi automjetin pranë shkallëve të Kryeministrisë dhe më pas goditi me shkelma derën e institucionit.

Sipas burimeve, shtetasi Eledion Marku dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim për veprimet e tij para grupit hetimor. Po ashtu, mësohet se automjetin e kishte marrë nga një shok i tij.