Ndikoi menjëherë në tregjet botërore të energjisë dështimi i bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit.Pasi bisedimet përfunduan këtë fundjavë pa një marrëveshje të re dhe Presidenti Donald Trump tha se do të bllokonte portet iraniane, çmimi i naftës kapërceu sërish 100 dollarët për fuçi.
Nafta Brent, që shërben si referenca globale, u rrit me 7.3% duke mbërritur në 102.30 dollarë. Arsyeja e luhatjeve të fundit në tregje ishte fakti se dështimi i negociatave gjatë fundjavës ka rritur shqetësimet se kriza globale e energjisë do të thellohet.










