Rama: Kush ka dorë në dhunë do të paguajë, Shqipëria nuk kthehet pas në rrugën drejt Europës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve dhe akteve të dhunës gjatë protestës në Tiranë, duke paralajmëruar përgjegjësi ligjore për personat e përfshirë.Përmes një mesazhi, Rama e cilësoi situatën si një përpjekje për ta kthyer Shqipërinë pas, ndërsa theksoi se vendi do të vijojë rrugën drejt integrimit europian.

“Janë orë të vështira që do t’i kalojmë bashkë, sepse Shqipëria do të vijojë të ngjitet në rrugën drejt Europës”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu se personat përgjegjës për atë që e cilësoi si katrahurë do të përballen me ligjin.

“Kush mendon se ligji është larg, gabon. Kush ka dorë në këtë katrahurë do të paguajë”, përfundoi Rama.