Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedim penal ndaj katër shtetasve, punonjës të një kompanie për nxjerrjen e naftës.
Bëhet fjalë për shtetasit Z. T., 59 vjeç, A. Z., 57 vjeç, G. B., 52 vjeç dhe G. N., 52 vjeç, të cilët dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për riparimin e një linje të dëmtuar të tubacionit të nxjerrjes së naftës.
Si pasojë e kësaj neglizhence, sipas Policisë, është shkaktuar ndotje e mjedisit dhe e lumit Vjosa.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.










