Një kolon e pazakontë prej rreth 300 traktorësh pushtoi sot rrugët e Vjenës, ku fermerët austriakë protestuan duke kërkuar vendosjen e detyrueshme të etiketimit të origjinës për produktet ushqimore.
Protestuesit kërkojnë që restorantet dhe supermarketet të deklarojnë qartë origjinën e përbërësve që përdorin në gatime dhe produkte të përpunuara, duke argumentuar se mungesa e transparencës po dëmton prodhuesit vendas.
“Mungesa e një etikete të detyrueshme origjine rrezikon vetë ekzistencën e fermerëve tanë”, u shpreh Hannes Royer, fermer organik.
Austria konsiderohet një nga vendet lider në Bashkimin Europian për bujqësinë organike, me mbi 27% të sipërfaqeve të kultivuara të certifikuara si të tilla. Megjithatë, vitet e fundit vendi është përballur me inflacion më të lartë se mesatarja e eurozonës, duke ushtruar presion mbi sektorin bujqësor, i cili mbështetet kryesisht në ferma të vogla dhe prodhim cilësor.
Fermerët paralajmërojnë se pa masa konkrete për të mbrojtur prodhimin vendas dhe për të garantuar transparencë në treg, qëndrueshmëria e këtij sektori mbetet në rrezik.










