Ka nisur pak minuta më parë seanca plenare në Kuvend, ku në fokus është miratimi i një projektrezolute që synon ta cilësojë Iranin si “shtet financues të terrorizmit”.
Opozita ka bojkotuar seancën. Megjithatë, nga radhët e saj marrin pjesë vetëm dy deputetë: Erald Kapri nga Partia Mundësia dhe Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë.
Ndërkohë, Mesila Doda, e vetmja deputete e dalë nga listat e Partisë Demokratike, u paraqit për pak minuta në ambientet e Kuvendit dhe më pas u largua.










