Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur Turqinë qendrore në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas njoftimit të Shërbimit turk të emergjencave.
Sipas Agjencisë Shtetërore për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit ishte rreth 46 kilometra në veri të qytetit të Tokatit, në një thellësi prej 6.4 kilometrash.
Lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 03:35 sipas kohës lokale dhe u ndjenë edhe në disa provinca të tjera të vendit.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.










