Izraeli nis një sulm ndaj Iranit

Izraeli nisi atë që e quajti një “sulm parandalues” kundër Iranit të shtunën në mëngjes, sipas Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, ndërsa në të gjithë vendin u shpall gjendja e jashtëzakonshme.

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pritjes së hakmarrjes iraniane me dronë dhe raketa balistike. Sulmi i Izraelit ndaj Iranit të shtunën në mëngjes ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara, tha një burim izraelit për CNN.

Sipas CNN, është e paqartë në këtë fazë të hershme nëse ishte një sulm i njëanshëm izraelit apo nëse edhe SHBA-të morën pjesë në sulm.

Sulmi izraelit shënjestroi raketat balistike dhe lëshuesit e raketave, të cilat Izraeli i ka parë si një kërcënim serioz. Ndërkohë, Izraeli mbylli hapësirën ajrore, tha Ministria e Transportit, pasi vendi kreu sulme ajrore ndaj Iranit.

Komanda e Frontit të Brendshëm të Izraelit urdhëroi publikun të kryejë vetëm aktivitete thelbësore në të gjithë vendin pas sulmeve ajrore ndaj Iranit.

Kufizimet e shpallura rishtazi ndalojnë tubimet publike, shkuarjen në punë dhe shkuarjen në shkollë. Një përjashtim bëhet për atë që Izraeli e quan “sektorë të jashtëzakonshëm”.