Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë mbledhjen e tij mujore të enjten, më 26 shkurt, në orën 11:00, në Pallatin e Brigadave.
Nga burime thuhet se në mledhje do të diskutohet qëndrimi për zv.kryeministren Belinda Balluku lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit.
Në takim do të marrin pjesë edhe ministrat, të cilët do të raportojnë sipas fushave të tyre të përgjegjësisë. Agjenda e detajuar e mbledhjes pritet të shpërndahet në orët në vijim.










