Vr*tet me a*më ,25-vjeçari shqiptar në Itali

Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë pasditen e së premtes në Itali. Trupi i tij u gjet në një tokë pranë rrugës Chivola, e cila lidh qendrën e Bra-s me fshatin Pollenzo. Një shofer që po kalonte rastësisht ka konstatuar trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet.

Sipas të dhënave paraprake, i riu është qëlluar me një plumb në kokë. Arma e krimit nuk u gjet në vendngjarje, çka përjashton pistën e vetëvrasjes dhe forcon dyshimet për vrasje. Trupi është gjetur pjesërisht i mbuluar me rërë.

Hetimet po vijojnë, ndërsa prokuroria ka urdhëruar kryerjen e autopsisë mbi trupin e viktimës, e cila do të zhvillohet këtë të shtunë.