Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit të karburanteve në Shqipëri. Nga ora 14:00 e kësaj të marte, nafta do të shitet me 219 lekë për litër, 8 lekë më shumë se çmimi i mëparshëm.
Edhe benzina do të pësojë rritje, me 1 lek për litër, duke arritur në 196 lekë për litër.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga ora 14:00.










