At*ntat maf*oz ndaj shqiptarit në Itali, ekz*kut*het në makinë 25-vjeçari në Pisa

Një atentat i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në zonën e Pisa, ku një 25-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën.

Ngjarja u shënua në Montecalvoli, fshat i komunës Santa Maria a Monte. Viktima është identifikuar si Kevin Muharremi, i cili u qëllua për vdekje ndërsa ndodhej brenda automjetit.

Sipas informacioneve paraprake, i riu u godit nga një breshëri plumbash të qëlluar nga një automjet tjetër, i cili iu afrua paralelisht dhe më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Dinamika e atentatit

Muharremi ndodhej në sediljen e përparme të pasagjerit, së bashku me dy persona të tjerë. Ai u qëllua me plumb në qafë, plagë që rezultoi fatale. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kulmin e një konflikti, megjithatë motivet mbeten ende të paqarta.

Hetimet po kryhen nga karabinierët italianë, të cilët po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, përfshirë sistemet e leximit të targave, si dhe po marrin në pyetje dëshmitarë për të zbardhur autorësinë dhe rrethanat e plota të krimit.